Transmetuar më 23-06-2026, 11:31

Kryeministri Edi Rama ka vijuar reagimet e tij të ashpra lidhur me protestat e fundit, duke shpërthyer këtë herë në akuza direkte ndaj ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një dokument duke cituar, sipas tij, reagimin e revoltuar të një qytetari që ka pësuar humbje familjare në luftë, i cili shprehej: “Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”.

Në fjalët e tij, Rama e ka cilësuar Goxhajn si një "manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman", duke theksuar se askush nuk mund të hedhë baltë mbi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më tej, kryeministri ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me prapavijën e këtyre tubimeve, duke këmbëngulur se pas tyre fshihet një axhendë e huaj destabilizuese. Ai u është drejtuar kritikëve dhe organizatorëve duke thënë se kushdo që bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do të ndihet shumë i turpëruar përpara opinionit publik sapo e vërteta e plotë të dalë në dritë dhe "mjegulla e histerisë digjitale" të shpërndahet.

Postimi i Ramës:

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah☹️

Ndërsa këto janë fjalët e mia:

Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së🇦🇱🦅🇽🇰

Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet🤡

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit