Transmetuar më 23-06-2026, 08:28

Dorëheqja e papritur e kryeministrit britanik Keir Starmer ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Nga Shtëpia e Bardhë, lideri amerikan e përshkroi Starmerin si "një mik në një farë mënyre", por ia faturoi rënien e tij politike vendimeve të gabuara në menaxhimin e imigracionit, krizës së energjisë dhe rritjes së krimit.

"Ai është një mik shumë i mirë, do të thoja unë, një mik në një farë mënyre. Ai nuk ishte i mirë me ne në NATO. Ai kishte dy probleme: energjinë, imigracionin dhe krimin. Ai e qëlloi veten në këmbë”, u shpreh Trump para gazetarëve. Manjati amerikan shfrytëzoi rastin për të ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj projekteve të energjisë me erë në Britani, duke sugjeruar se Londra zyrtare duhet të frymëzohet nga politikat e tij të rrepta anti-imigracion.

Pas muajsh të tërë nën një presion të lartë politik, kryeministri britanik Keir Starmer u paraqit zyrtarisht përpara Mbretit Charles III për t’i komunikuar dorëheqjen, përpara se ta bënte atë publike përmes një fjalimi përpara rezidencës qeveritare në "10 Downing Street".

Sipas parashikimeve të para, rivali kryesor brenda kampit të qendrës së majtë për të marrë drejtimin e ekzekutivit britanik është Andy Burnham, i cili mund të mandatohet si kryeministër i ri në gjysmën e dytë të muajit korrik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit