

Norvegjia është bërë skuadra e gjashtë që siguron zyrtarisht kalimin në fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit I, të zhvilluar në "MetLife Stadium" në New Jersey, "Vikingët" triumfuan me rezultatin 3-2 ndaj Senegalit, duke iu bashkuar Francës si dy ekipet e kualifikuara nga ky grup.
Europianët u treguan më kërkues që në fillim dhe gjetën avantazhin në minutën e 43-të me anë të Marcus Pedersen. Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm, ku pas një asisti të bukur nga Martin Odegaard, sulmuesi Erling Haaland shënoi një gol mjaft të bukur për të dyfishuar shifrat.
Senegali reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën në minutën e 53-të me anë të Ismaila Sarr. Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Haaland skenoi sërish duke realizuar dopietën e tij të dytë radhazi në këtë turne dhe duke e çuar në katër numrin personal të golave në dy ndeshjet e para të Botërorit.
Fundi i takimit solli mjaft emocione pasi Ismaila Sarr shënoi sërish për afrikanët në minutat e fundit, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-2.
Pas dy raundeve të para, Grupi I kryesohet nga Franca me 6 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me po aq pikë, teksa të dyja skuadrat kanë siguruar biletën për fazën tjetër. Senegali dhe Iraku mbyllin grupin me zero pikë dhe do të luajnë mes tyre në ndeshjen e fundit me shpresën për t’u kualifikuar si një nga vendet e treta më të mira, ndërsa Norvegjia dhe Franca do të ballafaqohen për kreun e grupit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






