Transmetuar më 23-06-2026, 01:57

Tiranë – Protesta kundër qeverisë dhe establishmentit në tërësi, ka vijuar edhe gjatë natës, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë vendosur të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, duke deklaruar se do ta gdhijnë në bulevard në shenjë presioni ndaj qeverisë. Disa njerëz janë organizuar për të kaluar natën në shesh.

Tubimi vjen pas marshimit dhe fjalimeve të mbajtura gjatë mbrëmjes, ku protestuesit përsëritën kërkesat e tyre për ndryshime politike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të qëndruar në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit