Transmetuar më 23-06-2026, 01:13

02:22 Gooooool. Minuta e 66, shënon Dembele, thellon rezultatin për francezët.

02:09 Gooooool. Shënon Mbappe në minutën e 54′. Kjo është ndeshja e 100 e Mbappe me kombëtaren e Francës.

02:00 Ka rinisur pas mëse 2 orë ndërprerje, ndeshja Francë – Irak. Pjesa e parë u mbyll 1 me 0 për Francën pas një goli nga Mbappe në minutën e 14-të.

02:00 Lojtarët janë në fushë, pritet që ndeshja të nisë për pak sekonda

01:51 Sërish nuk nisi ndeshja e njoftuar për në 01:50.

01:41 Futbollistët e të dy ekipeve janë futur në fushë dhe janë duke bërë përgatitjet për rinisjen e ndeshjes.

01:31 Lajm i fundit: Ndeshja pritet të rifillojë në orën 01:50, ora e Tiranës

Më në fund vjen një lajm pozitiv pas ndërprerjes së shkaktuar nga kushtet e këqija atmosferike në Filadelfia. Pas mëse 2 orësh ndërprerje ndeshja më në fund do të rifillojë.

Momentalisht futbollistët e Francës dhe Irakut sapo nisën nxehjen, ndërsa pjesa e dytë e ndeshjes pritet të fillojë në 01:50, nëse kushtet e motit e lejojnë.

Megjithatë, rifillimi i takimit mbetet i kushtëzuar nga aktiviteti atmosferik në zonë. Sipas protokolleve të sigurisë, ndeshja nuk mund të vazhdojë nëse regjistrohet qoftë edhe një rrufe brenda një rrezeje prej tetë miljesh (rreth 13 kilometrash) nga stadiumi.

Organizatorët dhe FIFA po monitorojnë vazhdimisht situatën, ndërsa tifozët presin me padurim rifillimin e sfidës, ku Franca kryeson 1-0 ndaj Irakut falë golit të Kylian Mbappé në pjesën e parë.

01:14 – Ende nuk dihet kur nis pjesa e dytë. Francë-Irak, ndeshja u ndërpre dhe tribunat u evakuuan për shkak të një stuhie, që rrezikon të precipitojë

Çfarë duhet të dini deri tani

Franca, finalistja e mposhtur e Kupës së Botës Katar 2022, po përballet me Irakun në ndeshjen e dytë të Grupit I të Kupës së Botës FIFA 2026.

Takimi po zhvillohet në stadiumin e Filadelfias, në shtetin e Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Kylian Mbappé kaloi shumë shpejt në avantazh përfaqësuesen franceze.

Fillimi i pjesës së dytë është shtyrë për shkak të një stuhie me rrufe në zonë. Organizatorët kanë bërë të ditur se ndeshja nuk do të rifillojë derisa të kenë kaluar të paktën 30 minuta nga shkëndija e fundit e rrufesë e regjistruar pranë stadiumit.

Franca zhvilloi një paraqitje bindëse në ndeshjen e parë të turneut, duke mposhtur 3-1 Senegalin, një nga ekipet më të forta të kontinentit afrikan. Kampionët e botës të vitit 2018 dominuan sfidën dhe konfirmuan ambiciet e tyre për të shkuar sërish deri në fund të turneut.

Mbappe, 27 vjeç, ka shënuar 15 gola në Kupën e Botës, që do të thotë se është tre më pak se rekordi i ri i të gjitha kohërave prej 18 golash i vendosur nga Lionel Messi më herët të hënën

Nga ana tjetër, Iraku e nisi Kupën e Botës me humbje, pasi u mposht 4-1 nga Norvegjia në takimin e parë të grupit dhe tashmë kërkon një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Franca vjen në këtë Botëror si një nga favoritët kryesorë. Në edicionin e fundit të zhvilluar në Katar në vitin 2022, francezët arritën deri në finale, por u mposhtën nga Argjentina pas goditjeve të penalltive, në një nga finalet më spektakolare në historinë e Kupës së Botës. Para kësaj, Franca ishte shpallur kampione bote në vitin 2018.

Çfarë tha FIFA

FIFA ka publikuar deklaratën zyrtare lidhur me ndërprerjen e ndeshjes mes Francës dhe Irakut:

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe rrezikut nga rrufetë në afërsi të stadiumit, ndeshja e Kupës së Botës FIFA mes Francës dhe Irakut është pezulluar.

Është njoftuar një ndërprerje 30-minutëshe, megjithatë situata po monitorohet vazhdimisht për të përcaktuar nëse do të ketë vonesa të tjera.

FIFA do të ndjekë protokollet e sigurisë të përcaktuara nga autoritetet lokale dhe ndeshja do të rifillojë sapo të jetë e sigurt për t’u zhvilluar.

Siguria dhe mbrojtja e të gjithë personave të pranishëm mbetet prioriteti kryesor i FIFA-s. Falënderojmë të gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.”

Pas ndeshjes së tyre të suksesshme hapëse kundër Senegalit, skuadra franceze e Kylian Mbappé do të përballet me Luanët e Mesopotamisë të hënën në Filadelfia për ndeshjen e tyre të dytë në Kupën e Botës.

Një fitore do t’i kualifikonte ata për në raundin e 1/16-ave.

Francë – Irak | Pjesa e parë

Minuta 1′ Nis ndeshja në stadiumin e Filadelfias. Franca kërkon fitoren e dytë në grup, ndërsa Iraku pikët e para.

Minuta 14′ – GOL FRANCË 1-0 Kylian Mbappé realizon një gol spektakolar nga distanca, duke kaluar Francën në avantazh. Ky ishte goli i tij i 15-të në historinë e Kupës së Botës dhe erdhi në ndeshjen e tij të 100-të me kombëtaren franceze.

Minutat 15′-30′ Franca kontrollon ritmin e lojës dhe mban posedimin, ndërsa Iraku përpiqet të reagojë me kundërsulme.

Minuta 42′ Mbappé depërton në zonë dhe i afrohet golit të dytë, por mbrojtësit irakianë arrijnë të largojnë rrezikun në momentin e fundit.

Minutat 43′-45′ Iraku reziston dhe arrin ta mbajë rezultatin minimal, duke mos lejuar Francën të dyfishojë avantazhin para pushimit.

45′ – Fundi i pjesës së parë Arbitri dërgon skuadrat në pushim me rezultatin Francë 1-0 Irak. Menjëherë pas mbylljes së pjesës së parë nis alarmi për mot të keq dhe stadiumi futet në protokoll sigurie për shkak të stuhisë dhe rrufeve.

Foto: FIFA

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit