Transmetuar më 22-06-2026, 22:51

Qytetarët kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet, duke u drejtuar drejt sheshit “Nënë Tereza”, në kuadër të protestës së 23-të radhazi kundër qeverisë.

Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë bërë thirrje drejtuar qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit, ndërsa janë dëgjuar slogane të ndryshme politike, përfshirë “Rama n’burg” dhe “Berisha n’burg”.

Marshimi vjen si pjesë e protestës së vazhduar që, sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, synon ndryshime të thella politike në vend, përfshirë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme shënon ditën e 23-të të tubimeve të njëpasnjëshme, të cilat kanë vijuar në forma të ndryshme grumbullimi dhe marshimi në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit