Transmetuar më 22-06-2026, 22:45

Një konflikt fizik mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, duke shkaktuar tension në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka degraduar në përdorimin e grushteve mes disa qytetarëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në konflikt.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të saj.

Personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit dhe identifikimin e përgjegjësive.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit