Transmetuar më 22-06-2026, 22:25

Kompania e Jared Kushner, Affinity Partners, ka mohuar përfshirjen në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit në Shqipëri, i cili ka ngjallur debat publik dhe reagime në vend.

Në një deklaratë zyrtare, kompania thekson se nuk është e përfshirë në këtë investim. Pas një kërkese për koment nga CNBC, përfaqësuesit e saj kanë referuar median te një agjenci e marrëdhënieve me publikun, duke sqaruar se çdo përfshirje e mundshme e partnerëve amerikanë në projekt është në kapacitet personal dhe jo në emër të kompanisë.

Sipas raportimeve të CNBC, projekti po zhvillohet nga Sazan Real Estate Development LLC dhe jo nga Affinity Partners, duke hedhur poshtë çdo lidhje direkte të kompanisë së Kushner me këtë nismë.

Në një deklaratë të veçantë, kryetari i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, ka theksuar se qëllimi i projektit është zhvillimi i zonës dhe promovimi i bukurive natyrore të Shqipërisë, duke garantuar respektimin e trashëgimisë mjedisore.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e saj në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, deklaroi Asher Abehsera, kryetar i kompanisë.

Debati mbi projektin vijon të mbetet i pranishëm në opinionin publik, mes pritshmërive për zhvillim ekonomik dhe shqetësimeve për ndikimin në zonat bregdetare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit