

Mijëra protestues kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Tubimi, i cili vjen në kuadër të protestave të ditëve të fundit, është shoqëruar me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë lëvizur në formë marshimi në disa prej akseve kryesore të qytetit.
Protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqje të kryeministrit, duke e konsideruar atë si kushtin kryesor të lëvizjes së tyre qytetare.
Marshimi është zhvilluar nën praninë e shtuar të qytetarëve, ndërsa situata në kryeqytet ka qenë dinamike përgjatë zhvillimit të protestës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






