

Argjentina ka regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Botëror, duke siguruar tre pikë të tjera dhe duke marrë kryesimin e grupit.
Sfida nisi me emocione të forta, pasi në minutën e 9-të Lautaro Martínez fitoi një penallti për argjentinasit. Lionel Messi mori përsipër ekzekutimin, por nuk arriti ta konkretizojë, duke humbur një mundësi të artë për të kaluar skuadrën në avantazh.
Megjithatë, kapiteni argjentinas reagoi shpejt, duke shënuar golin e parë të ndeshjes pas një asisti të Medinës, duke korrigjuar gabimin e mëhershëm.
Në pjesën e dytë, Messi vulosi suksesin e Argjentinës me golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën dhe duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni.
Me këtë rezultat, Argjentina ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe kryeson Grupin J, ndërsa Austria mbetet në vendin e dytë me 3 pikë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






