Transmetuar më 22-06-2026, 20:42

Gjatë protestës së ditës së 23-të të zhvilluar në Tiranë, një qytetar ka mbajtur një fjalim nga sheshi përpara Kryeministrisë, ku i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe personave përreth tij.

Në fjalën e tij, ai theksoi se në momentet kur qytetarët humbin besimin te institucionet, sipas tij, është detyrim qytetar kërkimi i llogarisë dhe reagimi publik.

“Ka momente në historinë e një kombi kur indiferenca është arma e atyre që e duan kombin të dorëzuar, por ky nuk është ai moment, sepse të gjithë shqiptarët janë bashkë kundër sistemit të korruptuar,” u shpreh ai.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të ushtrojë detyrën e tij, duke kërkuar hetimin e kryeministrit dhe rrethit të tij, ndërsa deklaroi se integrimi europian i Shqipërisë kërkon, sipas tij, largimin e atyre që “mbajnë peng të ardhmen e vendit”.

“Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin. Rroftë Shqipëria dhe shqiptaria,” tha qytetari, duke shtuar se kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit