

Kryepolici Hita ka kryer disa ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke emëruar shefa të rinj komisariatesh në Shkodër dhe Malësi të Madhe.
Sipas vendimeve të bëra publike, në Komisariatin e Malësisë së Madhe është emëruar komisar Klodjan Çeka, oficer karriere, i vlerësuar për performancën e tij në detyra të mëparshme, ku ka shënuar rezultate të konsiderueshme.
Emërimi i Çekës vjen në një moment kur autoritetet kanë intensifikuar kontrollet në zonë, pas zbulimit të parcelave me bimë narkotike kanabis, me objektiv forcimin e masave kundër kultivimit të paligjshëm.
Ndërkohë, në Komisariatin e Shkodrës pritet të emërohet Erjon Dume, ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë është caktuar drejtues Boke Bodini.
Ndryshimet vijnë si pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat policore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






