Transmetuar më 22-06-2026, 17:56

Ish-banorja e Big Brother VIP, Ina Aderi, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Mateo Borrit, duke folur edhe për ndarjen nga Keijsi Hyseni.

Ina konfirmoi se marrëdhënia e tyre, e nisur gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është mbyllur përfundimisht, duke theksuar se arsyeja kryesore ka qenë mospërputhja e karaktereve.

“Me thënë të drejtën, është mbyllur njëherë e mirë. Mospërputhje karakteri. Brenda dukej si dashuri platonike,” u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, ajo reagoi edhe me humor ndaj pyetjeve të vazhdueshme për raportin me Keijsin, duke i thënë moderatorit: “Ti shiko dashurinë tënde o Mateo dhe mos më torturo.”

E pyetur nëse është penduar për lidhjen e krijuar brenda formatit televiziv, Ina u shpreh se nuk ndjen keqardhje, pasi ka ndjekur ndjenjat e saj.

“Kam dëgjuar zemrën, jo, nuk bëhem pishman,” tha ajo.

Ina shtoi gjithashtu se i vjen keq kur histori dashurie që nisin bukur nuk përfundojnë mirë, por theksoi se nuk ka pasur më kontakte me Keijsi Hysenin pas ndarjes.

Intervista ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje historinë e çiftit të njohur nga formati televiziv.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit