Transmetuar më 22-06-2026, 17:35

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në përroin e fshatit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga karrexhata dhe të përfundojë në përro. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit