Transmetuar më 22-06-2026, 12:49

Identifikohen shqiptaret nga Kosova që humbën jetën në një aksident në Gjermani.

Bëhet fjalë për dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.

Policia gjermane po ashtu ka dhënë detaje rreth përplasjes fatale në autostradën A5.

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se dy aksidente u raportuan në të njëjtin vend, ku aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 11:30 pranë zonës së pushimit Renchtal.

Historia bëhet edhe më prekëse sepse katër nga pesë automjetet e përfshira nuk patën të lënduar, por dy vajzat që udhëtonin në një automjet tip Smart humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.

Policia tha: "Dy vajzat vdiqën në një aksident të rëndë në autostradën A5 pranë Appenweier, duke shkuar drejt Karlsruhe, të shtunën. Makina e tyre u përplas me automjete që duhej të frenonin menjëherë për shkak të një aksidenti të veçantë, njoftoi policia.

Përplasja fillestare u shkaktua nga dy makina pranë zonës së pushimit Renchtal. Manovrat e frenimit nga automjetet që ndiqnin më pas çuan në përplasjen pasuese të pesë makinave.

Ndërsa personat e tjerë të përfshirë i shpëtuan lëndimeve, dy vajzat, të cilat ishin në një makinë Smart, vdiqën në vendngjarje".

Dyshimet e para të hetuesve janë se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një manovër gjatë ndryshimit të korsisë.

Për shkak të përplasjes, pesë automjete që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, duke shkaktuar një aksident tjetër zinxhir.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit