Transmetuar më 22-06-2026, 12:19

Përplasja e fortë ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale

Një aksident rrugor, i cili fatmirësisht u mbyll pa pasoja në njerëz, ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Cërrik. Një automjet tip veturë është përplasur fort me një furgon që transportonte pasagjerë dhe menjëherë pas goditjes është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Sipas të dhënave të para në vendngjarje, përplasja ka qenë mjaft e fuqishme, çka ka bërë që vetura të merrte zjarr në pjesën e motorrit, duke krijuar momente paniku të shumtë tek udhëtarët e furgonit dhe kalimtarët e rastit në atë aks.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet zjarrfikëse, ambulanca dhe forcat e policisë. Efektivat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, si dhe kanë marrë masat e menjëhershme për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve.

Policia konfirmoi zyrtarisht se nga ky aksident nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të sakta të përplasjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit