Transmetuar më 22-06-2026, 12:15

Nis në GJKKO gjyqi për aferën “Partizani”, dëshmon ish-ministri Ylli Pango

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur shqyrtimi gjyqësor i dosjes së njohur si afera “Partizani”. Në seancën e parë ka dhënë dëshminë e tij ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.

Dëshmia e Pangos është përqendruar te periudha kur ai drejtonte ministrinë dhe te ndryshimet e ndërmarra në ligjin për sportet. Sipas hetimeve, këto ndryshime ligjore konsiderohen si hallka që mundësuan ndryshimin e destinacionit të kompleksit sportiv “Partizani”, duke i hapur rrugë zhvillimeve të mëvonshme ndërtimore në atë zonë.

Prokuroria dyshon se përmes këtyre procedurave u krijuan kushtet për transformimin e territorit dhe ndërtimin e 19 kullave në hapësirën e ish-kompleksit sportiv.

Ndërkohë, GJKKO vijon shqyrtimin e provave, dokumentacionit dhe dëshmive të personave të thirrur në proces, me qëllim zbardhjen e plotë të procedurave ligjore dhe administrative që çuan në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit