

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy autorët e dyshuar të një vrasjeje të ndodhur në muajin janar në Shijak. Masa është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shtetasit Indrit Ferra, 38 vjeç, dhe Dorian Ferra, 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.
Të dy këta shtetas akuzohen zyrtarisht për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kushërinjtë Ferra ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet e kryera rezulton se më datë 27 janar 2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Denis Çumani, 45 vjeç. Gjatë sherrit, ata e kanë qëlluar 45-vjeçarin me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve të rënda të marra, Çumani ndërroi jetë disa ditë më pas në spital.
Materialet procedurale tashmë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Durrës
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:
-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






