Transmetuar më 22-06-2026, 10:56

Tragjedi në Gjermani: Humbin jetën dy motra nga Kamenica në një aksident zinxhir (Emrat)

Aksidenti i rëndë dyshohet se u shkaktua nga një manovër e gabuar gjatë ndërrimit të korsisë. Përfshihen 5 automjete.

Një ngjarje tragjike ka goditur një familje nga Kosova në Gjermani. Dy vajza të reja nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku. Viktimat janë identifikuar nga familjarët si E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe.

Sipas raportimeve të para nga mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur kur dy automjete, të cilat po lëviznin me shpejtësi të lartë, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dyshimet e para të policisë autoritare flasin për një manovër të gabuar dhe të pasuksesshme të njërit prej mjeteve gjatë ndërrimit të korsisë.

Përplasja zinxhir dhe bilanci i rëndë Goditja fillestare ka qenë mjaft e fortë, duke lënë fillimisht një person të lënduar rëndë. Mirëpo, situata është rënduar akoma më shumë pasi pesë automjete të tjera që po qarkullonin pas tyre nuk kanë arritur të frenojnë në kohë, duke u përfshirë në një aksident zinxhir.

Policia gjermane bëri me dije se pasagjerët e katër mjeteve të tjera fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze. Sidoqoftë, për dy të rejat nga Kosova që udhëtonin në të njëjtin automjet, përplasja ka qenë fatale; ato kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet kompetente gjermane kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë rrugore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit