Transmetuar më 22-06-2026, 10:33

Tragjike në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën një e moshuar

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Çermë-Divjakë. Një motoçikletë ka përplasur fort një të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Si pasojë e goditjes së rëndë, shtetësja Ike Dervishi, rreth 71 vjeçe, ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin dhe ndalimin e drejtuesit të motoçikletës, shtetasit Leandro Xhillari, 22 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren I. D., 71 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit, shtetasin L. Xh., në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit