

Një situatë e rëndë tensioni është regjistruar në ambientet e Aeroportit të Vlorës, ku përfaqësues të kompanisë "MABCO", nënkontraktorë dhe roje të sigurisë janë përfshirë në një përplasje të ashpër.
Ngjarja ka degraduar brenda zyrave të infrastrukturës aeroportuale, duke sjellë ndërprerje të aktivitetit normal dhe dëbimin me forcë të personelit.
Sipas pamjeve të siguruara, punonjësit e kompanisë "MABCO" kanë hyrë në zyra dhe kanë nxjerrë jashtë me forcë personat që ndodheshin në ato momente brenda ambientet e aeroportit.
Mes palëve ka pasur përplasje të ashpra verbale me tone të larta, ku dallohen thirrjet "Dilni përjashta!", të cilat më pas kanë degraduar edhe në konfrontime fizike mes dy grupimeve.
Kjo përplasje vjen në një moment mjaft delikat, teksa çështja ka kaluar tashmë edhe në dyert e gjykatave.
Ish-"mbrojtësi" i aeroportit, Valon Ademi, ka ngritur një padi ligjore përmes së cilës kërkon një dëmshpërblim prej mbi 14 milionë eurosh nga Aeroporti i Vlorës, duke e thelluar akoma më tej krizën mes palëve të përfshira në këtë projekt strategjik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






