Transmetuar më 22-06-2026, 08:01

Një grup i vogël protestuesish kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë dhe ndodhen ende në vendngjarje edhe mëngjesin e së hënës, duke mbajtur të bllokuar qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas raportimeve, protestuesit janë vendosur në hapësirën përpara godinës, ku disa prej tyre janë ulur në stola metalikë. Në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur edhe këpucë, të cilat simbolizojnë emigrimin e qytetarëve.

Forca të policisë ndodhen në terren për të monitoruar situatën, ndërsa qarkullimi i automjeteve në zonë vijon të mbetet i ndërprerë.

Prania e protestuesve vijon që nga mbrëmja e së shtunës, duke u shtrirë përgjatë gjithë ditës së diel dhe duke hyrë në mëngjesin e sotëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit