Transmetuar më 22-06-2026, 07:32

Egjipti ka marrë një fitore historike 1–3 ndaj Zelandës së Re në Vancouver, duke përmbysur rezultatin dhe duke u ngjitur në krye të Grupit G pas ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja nisi më mirë për Zelandën e Re, e cila kaloi në avantazh në minutën e 15-të me golin e Surman. Megjithatë, në pjesën e dytë Egjipti reagoi fuqishëm, duke përmbysur gjithçka me një performancë të plotë.

Ziko barazoi shifrat në minutën e 58-të, Mohamed Salah realizoi golin e përmbysjes në të 67-ën, ndërsa Trezeguet vulosi fitoren në minutën e 82-të.

Ky sukses shënon fitoren e parë të Egjiptit në historinë e pjesëmarrjeve në Kupën e Botës, pas 92 vitesh pritje që nga debutimi i parë në vitin 1934.

Pas këtij rezultati, Egjipti kryeson Grupin G me 4 pikë, i ndjekur nga Irani dhe Belgjika me nga 2 pikë, ndërsa Zelanda e Re mbyll renditjen me 1 pikë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit