Transmetuar më 22-06-2026, 07:18

Të hënën vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore të lindjes gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në këto zona parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara, ndërsa në Ultësirën Perëndimore reshjet do të jenë të dobëta dhe të përkohshme, me përjashtim të vijës bregdetare ku nuk priten reshje të dukshme. Pas pasdites, reshjet pritet të ndërpriten dhe moti të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, duke arritur deri në 12 m/s në zonat bregdetare dhe lugina. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 1–2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit