

Ka përfunduar pjesa e fjalimeve në protestën e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 22-të të tubimit qytetar.
Menjëherë pas mbylljes së mesazheve nga podiumi, mijëra protestues janë rreshtuar dhe kanë nisur një marshim përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Turma, e shtrirë në një gjatësi kilometrike, po lëviz nën monitorimin e forcave të rendit, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të thërrasin për dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Marshimi po zhvillohet në mënyrë të organizuar, teksa autoritetet po ndjekin situatën në terren për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe qarkullimin në zonat e prekura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






