

Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare janë gjetur të vdekura në një apartament në Torino, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje, ku nëna fillimisht ka vrarë vajzën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit.
Trupat e pajetë janë zbuluar nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila është gjetur në gjendje shoku dhe është transportuar për trajtim në spital.
Shërbimet e emergjencës mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë tentuar reanimimin e 13-vjeçares, por pa sukses.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






