Transmetuar më 21-06-2026, 19:41

Një zjarr është raportuar në anë të rrugës nacionale Gjirokastër–Tepelenë, pranë fshatit Humelicë, duke rrezikuar banesa dhe një park bletësh në zonë.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër, pas njoftimit, në vendngjarje është nisur menjëherë grupi i patrullimit dhe forcat zjarrfikëse.

Në terren është konstatuar se flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke vënë në rrezik pronat e banorëve të zonës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të MZSh-së ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e ndërhyrjes në kohë, nuk janë raportuar dëme në njerëz apo në banesa.

Autoritetet bëjnë me dije se ndaj pronarit të parcelës ku dyshohet se ka nisur zjarri do të merren masat administrative përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit