Transmetuar më 21-06-2026, 19:25

Një protestues i moshuar ka reaguar për incidentin e ndodhur pranë ambasadës së Izraelit, ku u gris flamuri izraelit gjatë një tubimi të zhvilluar në Tiranë.

Ai e ka dënuar ashpër këtë veprim, duke theksuar se nuk përfaqëson protestuesit dhe se, sipas tij, bie ndesh me traditën historike të shqiptarëve për mikpritje dhe mbrojtje ndaj hebrenjve.

Sipas tij, personat e përfshirë në këtë akt nuk kanë lidhje me kauzën e protestës dhe kanë synuar të dëmtojnë imazhin e saj.

“Ne jemi populli më i vjetër në Europë, kemi mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata që kanë bërë atë akt nuk janë shqiptarë,” u shpreh ai.

Protestuesi shtoi se përpjekjet për të diskredituar lëvizjen qytetare nuk do të kenë sukses, duke theksuar se qytetarët do të vazhdojnë protestën me vendosmëri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit