Transmetuar më 21-06-2026, 19:21

Një qytetar i moshuar nga rrethinat e Vlorës ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike në vend.

Duke folur për mediat, ai tha se ka qenë disa herë i pranishëm në tubime, ndërsa theksoi se, sipas tij, kriza aktuale kërkon ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë ndaj drejtuesve kryesorë politikë.

“Unë nuk jam as politikan e as orator. Nuk njoh as Sali Berishën as Edi Ramën, por mendoj se duhet të ndërhyjë drejtësia për të zgjidhur problemet e këtij populli”, u shpreh ai.

Qytetari deklaroi gjithashtu se ka votuar më parë për kryeministrin Edi Rama, por se, sipas tij, kjo “kontratë është prishur”, pasi ai nuk ndjehet më i përfaqësuar.

“Rama thotë se e kanë votuar 800 mijë shqiptarë; unë ia kam dhënë votën, por e kam prishur kontratën me të, sepse nuk na përgjigjet më si popull”, shtoi ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit