

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ironizon disa prej blogerëve dhe aktivistëve që kanë qenë aktivë në thirrjet për protestë në rrjet.
Në videon e publikuar në Facebook, Rama ka përmbledhur disa postime të tyre, duke i shoqëruar me montazhe vizuale simbolike, përfshirë figurën e një gomari dhe një flamingoje.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan “PAK RELAKS me ‘Shqipërinë e re’ të llajkefollouve të gunës”, duke e vendosur në kontrast këtë narrativë me vizionin e tij për “Shqipërinë 2030 në BE”.
Reagimi i Ramës vjen në vijim të protestave dhe thirrjeve të vazhdueshme në rrjetet sociale nga aktivistë dhe blogerë, të cilët kanë qenë pjesë e mobilizimeve qytetare në ditët e fundit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






