

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës së zhvilluar së fundmi, duke e cilësuar atë një akt kriminal dhe ekstremist.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ky veprim përbën një akt antisemit që bie ndesh me marrëdhëniet dhe lidhjet tradicionale mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ai theksoi se Partia Demokratike e dënon me forcën më të madhe këtë veprim dhe kërkoi ndëshkimin ligjor të autorit të incidentit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






