Transmetuar më 21-06-2026, 14:49

KORÇË, 21 qershor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime, kryesisht në zonën e kokës.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se, pavarësisht dëmtimeve të marra, pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit