Transmetuar më 21-06-2026, 13:55

VLORË, 21 qershor 2026 – Një protestë masive është zhvilluar këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku banorë vendas, pronarë tokash, emigrantë dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë ndërhyrë duke shembur rrethimin që, sipas tyre, kishte bllokuar aksesin në një prej pasurive më të rëndësishme natyrore të rivierës shqiptare.

Sipas deklarimeve të banorëve, rrethimi ka qëndruar në zonë për më shumë se 22 vite, duke kufizuar hyrjen në tokat e pretenduara si pronë e tyre dhe duke penguar aksesin e qytetarëve në plazhin e Kakomesë.

Protestuesit kanë thënë se ndërhyrja e tyre synon rikthimin e aksesit publik dhe të drejtës për përdorimin e hapësirave bregdetare, të cilat sipas tyre kanë qenë të bllokuara për një periudhë të gjatë.

“Ne jemi këtu për të rrëzuar çdo pengesë që na ka ndaluar të shkojmë në tokat tona. Sot sovrani foli dhe dha verdiktin e tij”, janë shprehur disa nga banorët e pranishëm në protestë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në zonë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për mënyrën e zhvillimit të protestës dhe ndërhyrjet e kryera në territor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit