

DURRËS, 21 qershor 2026 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në Durrës, ku një 11-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi u mbyt në det.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, i mituri, banues në Tiranë, ishte duke u larë në det kur dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Pak pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së të miturit.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






