

Janë zbardhur emrat e personave të përfshirë në aksidentin fatal që ndodhi pak para se të nisë e diela, në rrugën Lushnjë-Tiranë, raporton noa.al.
Viktima është 37-vjeçari Taulant Veliu, banor i fshatit Grabian të Lushnjës, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Nga hetimet e para dyshohet se i riu fillimisht është aksidentuar nga një automjet që drejtohej nga Bledar Malaj, 41 vjeç.
Më pas, dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues Florant Malo, 39 vjeç.
Policia e Fierit tha zyrtarisht sot se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, kur T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, Taulant Veliu ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ata janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






