

SHBA, 21 qershor 2026 – Nuk janë vetëm biletat e ndeshjeve që po rëndojnë xhepat e tifozëve në Kupën e Botës 2026, por edhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve brenda stadiumeve, të cilat po shënohen ndër më të lartat në eventet sportive ndërkombëtare.
Sipas të dhënave nga stadiumet pritëse në SHBA, një birrë e madhe kushton mesatarisht 18–19 dollarë, ndërsa pas taksave dhe bakshisheve çmimi mund të kalojë 20 dollarë (rreth 20–21 euro).
Në disa raste, çmimi i një birre arrin deri në 24 dollarë, sidomos në qytete si San Francisko, ku tarifat janë më të larta. Në stadiumin MetLife, ku pritet të zhvillohet edhe finalja, çmimet nisin nga rreth 16 dollarë.
Edhe produktet e tjera kanë çmime të larta: një shishe uji kushton rreth 7 dollarë, një pije e gazuar rreth 8 dollarë, ndërsa ushqime të thjeshta si hot-dogët dhe patatet e skuqura variojnë nga 7 deri në 15 dollarë.
Megjithatë, jo të gjitha stadiumet kanë të njëjtin nivel çmimesh. Në Atlanta, birra kushton dukshëm më lirë, nga 3 deri në 11 dollarë, ndërsa në disa stadiume në Meksikë çmimet janë më të ulëta, duke zbritur nën 2.50 euro në Guadalajara.
Pavarësisht kostove të larta, tifozët vijojnë të mbushin stadiumet, duke e konsideruar Kupën e Botës një eksperiencë të rrallë, ku shpenzimet justifikohen nga atmosfera dhe emocionet e turneut.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






