Transmetuar më 21-06-2026, 09:38

KSAMIL, 21 qershor 2026 – Një operacion policor për kapjen e një personi në kërkim ka përfunduar me ndërhyrje të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe arrestimin e tij në orët e para të mëngjesit në zonën e Ksamilit.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ksamil–Butrint, ku agjentë të policisë kriminale të Sarandës kanë tentuar ndalimin e një personi në kërkim gjatë një operacioni të organizuar.

Gjatë ndjekjes, i dyshuari ka përplasur automjetin e tij me mjetin e policisë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas incidentit, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të mbështetura nga FNSH, të cilat kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin e tij.

Pas disa orësh operacioni, policia ka bërë të mundur kapjen e personit të dyshuar në orët e para të së dielës.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të jetë një shtetas nga Elbasani, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale. Autoritetet ende nuk kanë bërë publik identitetin e tij.

Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes dhe operacionit policor vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit