Transmetuar më 21-06-2026, 07:31

LUSHNJË, 21 qershor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak para mesnatës në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, pranë urës mbi lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, me targa AB797FZ, është përplasur me një biçiklist, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas aksidentit, Policia ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në drejtim të Tiranës për të kryer veprimet hetimore dhe për të administruar vendngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se biçiklisti ka qenë duke lëvizur në mes të aksit rrugor në momentin e përplasjes. Hetimet paraprake sugjerojnë se drejtuesi i automjetit ka tentuar të shmangë përplasjen, por pa mundur ta evitojë atë.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit