Transmetuar më 21-06-2026, 05:52

Shqipëria do të vijojë të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore të lindjes, pa ndikim të ndjeshëm në kushtet e përgjithshme të motit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në bregdet dhe zonat e hapura mund të ketë herë pas here forcim të lehtë të saj.

Deti paraqitet i qetë, me valëzim 1 deri në 2 ballë si në Adriatik ashtu edhe në Jon, duke krijuar kushte të favorshme për pushuesit dhe lundrimin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak që citon noa.al, temperaturat minimale do të luhaten nga 15°C në zonat verilindore deri në 22°C në ultësirën perëndimore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 35°C në Tiranë.

Temperaturat në disa nga qytetet kryesore:

Bajram Curri: 15°C / 33°C

Kukës: 18°C / 34°C

Peshkopi: 15°C / 33°C

Shkodër: 21°C / 34°C

Lezhë: 22°C / 34°C

Durrës: 20°C / 34°C

Tiranë: 22°C / 35°C

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa deti paraqitet i qetë me valëzim 1-2 ballë në Adriatik dhe Jon, duke krijuar kushte të favorshme për pushuesit dhe lundrimin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit