Transmetuar më 21-06-2026, 01:53

Në 21 ditë protesta të përditshme, sonte është hera e parë që pjesëmarrësit vendosin të mos e braktisin pa afat tubimin.

Mijëra prej tyre janë duke qëndruar në sheshin para Kryeministrisë dhe siç raporton noa.al, janë duke u koordinuar mes tyre për të qëndruar me turne disa orësh.

Protestuesit po qëndrojnë kryesisht në këmbë dhe ovacionet nuk kanë të ndalur. Vazhdojnë me thirrjet kundër Ramës, pa kursyer dhe Berishën.

Ndërsa kërkojnë që Rama të dorëhiqet dhe drejtësia ta hetojë, ata njoftuan me këtë pankartë dhe thirrjet në shesh se i japin afat deri të dielën 21 qershor 2026 që të japë dorëheqjen.

Më poshtë shihni dhe pamjet më të fundit që ju sjell noa.al direkt nga sheshi para Kryeministrisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit