Transmetuar më 21-06-2026, 01:05

Tiranë, 21 qershor 2026, 01:04 /noa.al – Kur protesta ka hyrë tashmë në ditën e 22-të, mijëra protestues po qëndrojnë para godinës së qeverisë dhe vazhdimisht lëshojnë thirrje kundër Ramës.

Ata nuk po kursejnë as kastën politike në tërësi duke kërkuar daljen e tyre nga jeta politike e vendit, raporton noa.al e cila po monitoron nga afër protestën.

Thirrjet që dëgjohen në rrugën para Kryeministrisë

"Je i rrethuar, nuk ke për të shpëtuar".

"Ik nga Kryeministria, të pret qelia".

"Rama n’burg, Berisha n’burg".

Protesta është kthyer kështu në revoltë-maratonë kundër të gjithë klasës politike dhe protestuesit paralajmërojnë: "Ju erdhi fundi".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit