Transmetuar më 21-06-2026, 00:35

Disa qindra protestues kanë vendosur të kalojnë natën para godinës së Kryeministrisë, duke deklaruar se nuk do të largohen deri sa të marrin një reagim ndaj kërkesave të tyre.

Mes thirrjeve dhe mesazheve të shpërndara gjatë mbrëmjes, shumë prej pjesëmarrësve janë shprehur se po qëndrojnë në shesh në pritje të dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama.

“Po presim që Rama të shpallë dorëheqjen”, është një nga mesazhet që është dëgjuar nga protestuesit, të cilët janë ulur këmbëkryq pranë Kryeministrisë.

Protesta, e cila nisi me fjalime dhe më pas vijoi me marshim rreth godinës së qeverisë, është shoqëruar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe shfuqizimin e disa ligjeve që kundërshtohen nga organizatorët.

Pavarësisht orëve të vona, një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të qëndrojnë gjatë gjithë natës në qendër të Tiranës, duke deklaruar se do të vijojnë protestën pa u ndalur deri në skadimin e ultimatumit 24 orësh që i kanë dhënë Ramës, por pa thënë se cili është plani i tyre B.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit