Transmetuar më 20-06-2026, 23:46

Nuk largohemi”, protestuesit paralajmërojnë se do ta gdhijnë para Kryeministrisë

Protestuesit e mbledhur këtë mbrëmje para Kryeministrisë kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi dhe se do ta kalojnë natën aty, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.

Gjatë protestës, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë deri në orët e para të mëngjesit, duke theksuar se aksioni i tyre do të vijojë edhe pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit.

Pjesëmarrësit kanë ngritur slogane kundër qeverisë dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri tani protesta është zhvilluar pa incidente të raportuara.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit