Transmetuar më 20-06-2026, 23:14

KRUJË – Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës, duke u shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.

Shtëpia është në pronësi të Mondi Sabri Luka.

Raportohet se pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses së Krujës, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të banesës, por rrethanat e sakta pritet të përcaktohen pas verifikimeve përkatëse.

Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit