Transmetuar më 20-06-2026, 22:20

TIRANË – Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se ajo nuk përfaqëson më një lëvizje qytetare, por është shndërruar në një tubim politik.

E ftuar në një emision televiziv, Çakërri u shpreh se në protestë janë përfshirë përfaqësues të partive të ndryshme politike, të cilët sipas saj po e përdorin situatën për qëllime elektorale.

“Grupet politike aty kanë dalë hapur, qoftë nga partia Mundësia, Arlindi, Adriatiku, Euroatlantiku, PD-ja, të gjithë janë aty për të rritur numrin e tyre të votuesve,” deklaroi ajo.

Sipas deputetes socialiste, protesta ka humbur karakterin qytetar dhe është bërë e fragmentarizuar politikisht, duke e krahasuar atë në mënyrë figurative me një “turli”.

“Kjo protestë s’është më qytetare, është politike. Do ta them në mënyrën më popullore të mundshme: i ngjan një turlie ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhan e të gjitha, por s’ka mish, s’ka kokë, dhe do të thotë që s’do dalë asgjëkundi për sa kohë hynë partitë e vogla,” u shpreh Çakërri.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e 21-të, me pjesëmarrje të shtuar nga qytetarë dhe përfaqësues të diasporës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit