

SPORT – Situata në kampin e përfaqësueses së Senegalit raportohet të jetë e tensionuar gjatë zhvillimeve të Botërorit, me disa probleme organizative që, sipas burimeve, kanë ndikuar në përgatitjen e skuadrës.
Sipas raportimeve nga ambienti i ekipit, një nga shqetësimet kryesore lidhet me vonesat në pagesat e bonuseve për lojtarët, çka ka rritur pakënaqësitë brenda grupit.
Po ashtu, janë ngritur shqetësime edhe për kushtet logjistike të qëndrimit të skuadrës. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se akomodimi në hotel nuk përmbush standardet e pritura për një përfaqësuese pjesëmarrëse në turne, ndërsa cilësia e ushqimit është cilësuar problematike, duke detyruar disa lojtarë të sigurojnë vetë ushqimin.
Ndërkohë, trajneri i përfaqësueses, Pape Thiaw, raportohet se po vijon punën me skuadrën pavarësisht paqartësive kontraktuale dhe situatës financiare.
Në këtë klimë pasigurie, Senegali përgatitet për ndeshjen e radhës më 23 qershor ndaj Norvegjisë, e cila pritet të jetë vendimtare për ecurinë në grup.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






