Transmetuar më 20-06-2026, 21:42

TIRANË – Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në kryeqytet në kuadër të protestës së 21-të radhazi kundër qeverisë. Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë nisur marshimin në rrugët përreth qendrës së Tiranës.

Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola njoftoi se protesta do të vijojë me lëvizje dhe qëndrim në zonën pranë Kryeministrisë, duke iu referuar mundësisë së qëndrimit të pjesëmarrësve gjatë natës.

“Shumë qytetarë kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu për ta gdhirë natën në shesh. Kush dëshiron, është i lirë t’i bashkohet,” u shpreh ai.

Në protestë janë bashkuar qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare dhe nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të marrë pjesë në tubim.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e kanë paraqitur këtë mobilizim si një shprehje të pakënaqësisë ndaj klasës politike dhe qeverisjes aktuale, ndërsa prania e diasporës është cilësuar si një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit në vend.

Tubimi vijon nën praninë e forcave të rendit dhe deri në këto momente nuk raportohen incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit