Transmetuar më 20-06-2026, 21:38

Protestuesit e mbledhur në shesh kanë bërë thirrje që pjesëmarrësit të mos largohen pas përfundimit të tubimit, por të qëndrojnë edhe gjatë orëve të natës. Ndërkohë një pjesë e tyre po marshojnë në rrugët e Tiranës.

Disa protestues kanë dalë me megafon duke ftuar njerëzit të qëndrojnë gjatë gjithë natës sonte si dhe nesër, deri në përfundimin e afatit të ultimatumit që i kanë dhënë Ramës për të dhënë dorëheqjen.

Thirrjet janë shoqëruar me apel për pjesëmarrje paqësore dhe për ruajtjen e rendit gjatë qëndrimit në zonën ku po zhvillohet protesta.

Ndërkohë, forcat e rendit vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk raportohen incidente të rëndësishme.

Mbetet për t’u parë se sa protestues do t’i përgjigjen thirrjes për të kaluar natën në shesh dhe nëse protesta do të marrë një dimension të ri në orët e ardhshme.

Ja 5 kërkesat e protestës:

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Krijimi i një Qeverie Teknike.

Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.

Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit