Transmetuar më 20-06-2026, 21:23

TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e diasporës në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke ironizuar disa prej protestuesve që, sipas tij, kanë mbërritur me automjete luksoze.

Në reagimin e tij, Manja ngriti pikëpyetje mbi motivet e protestës, duke sugjeruar se pjesëmarrja e qytetarëve me mjete të shtrenjta bie ndesh me pretendimet për një protestë të lidhur me vështirësi ekonomike.

“Edhe këta me makina të shtrenjta me siguri për bukën e gojës protestojnë!? Çfarë shpërdorimi i lirisë. Patriotë me flamuj shqiptarë në makina të shtrenjta, që vijnë nga diaspora për të mbështetur kauza sociale, të atyre që kanë dalë për bukën e gojës. Madje, këta me makina të shtrenjta qenkan edhe më ambientalistë se këta të flamingove! Çfarë paradoksi! Hajde protestë, hajde”, shkroi ai.

Deklarata e ministrit ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ndërsa protestuesit në Tiranë vijojnë tubimin e tyre, duke kërkuar ndryshime politike dhe institucionale në vend.

Nga ana tjetër, pjesëmarrësit në protestë kanë theksuar se motivet e tyre lidhen me kërkesa politike dhe jo vetëm me çështje ekonomike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit