

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas pjesëmarrjes së protestuesve të ardhur nga diaspora në protestën e zhvilluar në Tiranë.
Përmes një reagimi publik, Balla deklaroi se prania e qindra automjeteve në kryeqytet nuk mund të konsiderohet si përfaqësuese e vullnetit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas tij, qëndrimi i diasporës është shprehur përmes votës në zgjedhjet e një viti më parë, ku, siç theksoi ai, shumica e shqiptarëve jashtë vendit i dhanë mbështetje qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës sonë kuqezi 100 apo 200 makina. Diaspora foli me votë një vit më parë. Dy ndër tre shqiptarë jashtë vendit i kanë besuar Edi Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkroi Balla.
Reagimi i zyrtarit socialist vjen në një kohë kur protestës së organizuar në Tiranë i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e ngritura nga protestuesit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






